Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri shkon në 626

Të paktën 80 të burgosur politikë u liruan sot në Venezuelë , ku procesi i lirimit të tyre është duke u zhvilluar, nën presionin e Uashingtonit, njoftoi organizata joqeveritare Foro Penal.
Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsi Rodriguez, deklaroi të premten se deri tani janë liruar 626 të burgosur, por nuk ka dhënë një afat për lirimin e pjesës tjetër të të burgosurve.
Rodriguez shtoi gjithashtu se të hënën pritet të kontaktojë me Komisionerin e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, për të kërkuar që OKB-ja të verifikojë listat e emrave të atyre që janë liruar deri tani.
Në të njëjtën kohë, drejtori i Foro Penal, Alfredo Romero, njoftoi në platformën X (ish-Twitter) se sot janë liruar 80 të burgosur në burgje në gjithë vendin, dhe se mund të pasojnë edhe lirime të tjera gjatë ditëve në vijim.
Megjithatë, organizata Foro Penal nga 8 janari deri sot ka konfirmuar vetëm lirimin e 156 të burgosurve politikë, duke lënë ende të paqartë numrin e plotë të të liruarve.
Al menos 80 presos políticos que estamos verificando han sido excarcelados el día de hoy en todo el país. Probablemente se producen más excarcelaciones.
— Alfredo Romero (@alfredoromero) January 25, 2026
/rtsh.al/