E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirohen hapësirat publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”, procedohen administratorët e 7 lokaleve, njëri kundërshtoi punonjësit e IMT-së

Vijon lirimi i hapësirave publike të zënëa në mënyrë të paligjshme në Tiranë.

Ditën e djeshme, janë liruar hapësirat (trotuare dhe vendkalime këmbësorësh) përrteh stadiumit “Arena Kombëtare”, të cilat ishin zënë me tavolina, ulëse dhe çadra, për llogari të 7 lokaleve përreth stadiumit.

Në lidhje me këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për administratorët e subjekteve, shtetasit: A. S., N. R., Xh. B., M. S., K. M., L. L. dhe B. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 40 vjeç, punonjës në njërin prej lokaleve, pasi kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë kryerjes së detyrës.

Në total u hoqën dhe sekuestruan 330 objekte që iu shërbenin këtyre aktiviteteve ekonomike dhe ishin vënë pa autorizim.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›