Lirohen nga detyra dy zëvendësministra të Infrastrukturës dhe Energjisë

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin nga detyra të dy zëvendësministrave të Infrastrukturës dhe Energjisë, Besjan Kadiu dhe Ami Kozeli.
Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë në mbështetje të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
/m.q/j.p/