Lirohet ish-drejtori i burgut, Indrit Cerloj u arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit

Gjykata ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, i dyshuar për shpërdorim detyre pas arratisjes së Altin Ndocit. Tashmë ai do të qëndrojë në “arrest shtëpie”.
Vendimi u mor nga gjyqtari Xhevdet Lika, i cili pranoi pjesërisht kërkesën e Cerloj për një masë më të butë sigurie.
Ndërkohë, prokurori i çështjes, Edmond Koloshi, kishte kërkuar që masa “arrest në burg” të mbetej në fuqi, por kërkesa e tij nuk u pranua plotësisht nga Gjykata.
Ish-drejtori, bashkë me disa zyrtarë të tjerë të policisë së burgjeve dhe staf civil, dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën. Me veprimet dhe mosveprimeme e tyre gjatë shoqërimit në spital të Altin Ndocit ata i krijuan atij mundesinë të arratisej./vizionplus.tv