Lirohet nga detyra Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot lirimin nga detyra të drejtorit të Bibliotekës Kombëtare.
Sipas vendimit të mbledhjes së sotme në mbështetje të ligjit “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave vendosi që Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të lirohet nga kjo detyrë.
Për zbatimin e vendimit ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Studiuesi, përkthyesi dhe publicisti Piro Misha e emërua në këtë detyrë më 1 gusht të 2019.
/k.s/j.p/