E Diel, 1 Nëntor 2026

“Lista Studentore nuk heq dorë nga Rusia”, gazetarja: Referendum për hyrjen në BE!

Lista Studentore në Serbi premton ndryshim në mënyrën e qeverisjes, luftë kundër korrupsionit dhe depolitizim të institucioneve, por në politikën e jashtme ruan shumë prej qëndrimeve që kanë karakterizuar edhe pushtetin e Aleksandar Vuçiçit.

Gazetarja Ardita Behluli u shpreh se Lista Studentore, sipas saj, përcjell të njëjtën narrativë se nuk duhet hequr dorë nga Rusia.

Sa i përket integrimit në Bashkimin Europian, Behluli theksoi se drejtuesit e lëvizjes studentore janë të gatshëm të bashkëpunojnë me BE-në, por kërkojnë që anëtarësimi të vendoset përmes një referendumi.

Sipas gazetares, qëndrimi i tyre ndaj integrimit europian dhe politikës së jashtme dëshmon se qasja politike mbetet e njëjtë.

“ Shumica janë zëra ultranacionalistë. Lista Studentore ka të njëjtën narrativë se nuk duhet hequr dorë nga Rusia.

Sa i takon integrimit në BE, drejtuesit e lëvizjes studentore janë të gatshëm për të bashkëpunuar me BE-në, por nëse duhet të jenë pjesë e BE-së, duhet të bëhet referendum. Pra, qasja politike ndaj politikës së jashtme është po prapë e njëjta.´

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›