“Living” sjell botime të reja, 2025 nis me dy romane: “Nuk filloi me ty” dhe “Vilet e zemërimit”

“Nuk filloi me ty” një best seller ndërkombëtar i Mark Wolynn dhe “Vilet e zemërimit” nga John Steinbeck janë dy botimet më të reja që Living ka sjellë për lexuesit.
Pas titujve të shumtë që ju shoqëruan vitin që lamë pas, botimet “Living” vijnë me të tjera sugjerime në këtë fillim viti.
“2025 e kemi nisur me këmbën e mbarë, kemi sjellë “Vilet e zemërimit” nga John Steinbeck. Është libri i dytë që sjellim nga ky autor pas “Kopshtit të Edenit”, duke qenë se u prit mjaft mirë. libri tjetër që kemi sjellë është “Nuk filloi me ty”, një libër psikologjik i cili tregon për fobitë, traumat dhe pasiguritë tona të trashëguara brez pas brezi.”, shprehet redaktorja Xhoina Salaj.
Botimet e fundit të letërsisë artistike dhe jo vetëm i gjeni të sjella në gjuhën shqipe vetëm nga botimet “Living”, pranë librarisë Bookland në galerinë ETC dhe më gjerë në të gjitha libraritë e Tiranës.