E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llotaria PS kerkon informacion nga Financat

Një ditë pas publikimit të letrës qe kompania "Intralot" i ka dërguar kryeministrit Berisha dhe ministrit të Financave Ridvan Bode, opozita kërkon zyrtarisht nga Ministria e Ffinancave informacion për procedurat që po ndjek në tenderin e llotarisë kombëtare.

Deputeti socialist Taulant Balla përmes një shkrese zyrtare i ka kërkuar Ministrisë së Financave informacion të hollësishëm për procedurat e ndjekura nga Ministria, metodologjinë e përzgjedhjes së kritereve kualifikuese dhe atyre vlerësuese, si dhe pritshmërite e të ardhurave në buxhetin e shtetit nga dhënia e licencës dhe aktiviteti i llotarisë kombëtare.

Tenderi për licensen e Llotarisë Kombëtare u vesh me hije të forta dyshimi pas publikimit të letrës që drejtori ekzekutiv i kompanisë greke "Intralot", i ka dërguar kryeministrit Berisha dhe ministrit Bode. Në letër kompania denoncon se qeveria shqiptare po kufizon konkurrencën e tenderit duke hedhur dyshime për favorizime të kompanive të caktuara. Gjithashtu shefi i "Intralot" shkruan se edhe çmimi që qeveria shqiptare ka paracaktuar për ta shitur licencën është qesharak duke i shkaktuar humje të mëdha buxhetit dhe qytetarëve.   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›