Lojëra fati në Korçë, tre persona nën hetim, sekuestrohen tre celularë

Policia e Korçës vijon kotrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.
Në kuadër të këtyre kontrolleve janë goditur 3 raste të kësaj veprimtarie.
Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa janë sekuestruar tre celularë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-V. P., J. T., dhe R. G., banues në Korçë dhe në fshatin Drenovë, Korçë, pasi në lokalet ku këta shtetas ndodheshin gjatë kontrollit të celularëve të tyre u gjetën faqe për baste sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët”, njoftoi policia.