Lorenc Vangjeli: Ka nevojë për rithemelimin e një ‘republike të re’

Analisti Lorenc Vangjeli mendon se Kushtetuta e Shqipërisë duhet të rishikohet, qoftë sa i përket numrit të deputetëve apo edhe vetë natyrës së republikës.
Në emisionin “Trialog” në RTSH, analisti Vangjeli u shpreh se është nevoja për rikthemelimin e asaj që ai e quan “një republikë e re”.
“Arkitektura e Kushtetutës është harmonike, nuk mund të bësh një shtesë këtu e një shtesë atje. Në qoftë se ul numrin e deputetëve duket fare e thjeshtë. Heqim fjalën 140 dhe bëjmë 101. Është problematike Kushtetuta, është me aneks. Ka problem që janë edhe ulëritëse, edhe te transferimi i sovranitetit. Është e gjithë arkitektura që do riparë edhe njëherë. Dhe ka të bëjë me natyrën e republikës. Është nevoja për rithemelimin e një republike të re. Republika e re është kjo që kemi aktualisht, e quajmë Republikë parlamentare, në fakt është Republikë kryeministrore, të bashkojë realitetin me atë që është shkruar”, tha ndër të tjera analisti Lorenc Vangjeli.
/rtsh.al/