E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lorik Cana i ftuar nderi nga Sunderland, publiku pret me ovacione ish-kapitenin

“Stadium of Light” tregoi se kishte memorie të fortë pasi në momentin që u fut në fushë Lorik Cana, reagoi si të ishte shënuar gol.

Pak momente përpara se të niste takimi mes Sunderland dhe Aston Villa, Cana u ftua nga spikeri i stadiumit në fush ku edhe përshëndeti publikun.

Ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë publikoi në rrjetet e tij sociale momentet më të bukra të pasdites në “Stadium of Light” ku sigurisht nuk mund të largohej pa pozuar me kapitenin aktual të “maceve të zeza”, Granit Xhaka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›