E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta, Emiratet e Bashkuara Arabe: Do veprojmë në vetëmbrojtje kundër agresionit brutal dhe të pajustifikuar

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pohuar se janë në gjendje të mbrojnë vendin e tyre në përgjigje të agresionit brutal dhe të pajustifikuar iranian, i cili përfshinte lëshimin e më shumë se 1,400 raketave balistike dhe dronëve që synonin infrastrukturën dhe vendet civile, duke rezultuar në vdekje dhe plagosje të civilëve.

LEXO EDHE: Emiratet e Bashkuara Arabe sulmojnë për herë të parë Iranin

“Këto sulme përbëjnë një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së, një shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe stabilitetin e saj”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

Sakaq, Emiratet e Bashkuara Arabe theksojnë se nuk kërkojnë të përfshihen në konflikte apo në përshkallëzim të luftës.

Megjithatë, Emiratet e Bashkuara Arabe riafirmojnë të drejtën e tyre të plotë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë kombëtare dhe integritetin territorial, si dhe për të siguruar sigurinë e qytetarëve dhe banorëve të tyre, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›