E Diel, 1 Nëntor 2026

“Lufta”/ SHBA lejon përkohësisht furnizimet me naftë ruse në Indi

Qeveria amerikane njoftoi se po lejon furnizimet me naftë nga Rusia në Indi për një muaj, pavarësisht sanksioneve në fuqi.

Ky vendim vjen pasi lufta në Lindjen e Mesme ndikon drejtpërdrejt në furnizimin e gjigantit aziatik. Sipas një dokumenti të publikuar nga Departamenti i Thesarit, “leja” është e vlefshme deri në fund të ditës, më 3 prill.

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessant tha nëpërmjet një reagimi në X se leja u dha për të “lejuar që nafta të vazhdojë të rrjedhë në tregun global”.

“Kjo masë e përkohshme nuk do t’i ofrojë përfitim të konsiderueshëm ekonomik qeverisë ruse, pasi po autorizohen vetëm transaksionet që përfshijnë naftën që është braktisur tashmë në det”, shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›