E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lufta kundër kancerit/ Ministrja Sala: Mjekët dhe IA, kujdes më të mirë ndaj pacientëve

Shoqata Evropiane e Radiologjisë Urogjenitale po mban kongresin e vjetor, ku mjekë dhe ekspertë nga e gjithë bota diskutuan për risi dhe arsimim në imazherinë e kancerit të mitrës, vezoreve, veshkave, fshikëzës dhe prostatës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala, gjatë fjalës së saj  “Inteligjenca Artificiale në Onkologjinë Gjinekologjike: Sfida dhe Mundësi”, theksoi se inteligjenca artificiale mund të ndihmojë që diagnozat të vendosen më shpejt dhe me më shumë saktësi.

Sala tha gjithashtu se përdorimi i inteligjences artificiale  në mjekësi është prioritet i qeverisë shqiptare.  Sipas ministres së Shëndetësisë ;  “Inteligjenca artificiale mund të bëjë që procesi i skanimit dhe interpretimit të imazheve të jetë më i shpejtë, në mënyrë që më shumë paciente të përfitojnë pa pritur gjatë, duke marrë kujdes shëndetësor cilësor”.

Një tjetër fushë premtuese është zgjedhja e trajtimit më të përshtatshëm për çdo grua, në mënyrë që të shmangen terapi që mund të mos jenë efektive sa të tjerat./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›