Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës- Forcat e Kievit lëshojnë 45 dronë ndaj vendit fqinjë, 11 ndaj të cilëve shënjestruan Moskën

Të patën 11 dronë lëshuan forcat ukrainase të mërkurën ndaj Moskës, sulmi më i madh me mjete të tilla ndaj kryeqytetit rus që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt të dy vite më parë. Ministria ruse e mbrojtjes ka bërë me dije se në total shkatërroi 45 dronë ukrainas mbi territorin rus, përfshi 11 mbi Moskë, 21 mbi krahinën kufitare të Bryanskut, gjashtë mbi Belgorod, tre mbi krahinën e Kalugas dhe dy mbi atë të Kurskit.
Kjo është edhe përpjekja më e madhe për të sulmuar Moskën me dronë, por sistemet e mbrojtjes ajrore bënë të mundur zmbrapsjen e sulmit të ndërmarrë nga armiku, u shpreh në platformën Telegram kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin, i cili shtoi se nga informacionet paraprake nuk ishin shënuar dëme materiale apo në njerëz .
Si pasojë, tre aeroportet kryesore në Moskë u mbyllën përkohësisht gjatë natës, për të rifilluar normalisht na puna paraditen e së mërkurës. Lëvizja ukrainase vjen në një kohë që Rusia po avancon në lindje të Ukrainës, ku kontrollon 18 për qind të territorit, dhe po lufton për të zmbrapsur ofensivën ukrainase në krahinën e Kruskit, sulmi më i madh ky nga një shtet tjetër në territorin rus që nga lufta e dytë botërore.
Ndërkohë, zëvndëskreu i këshillit të sigurisë së Rusisë, Dmitri Medvedev ka theksuar se ofensiva ukrainase ndaj krahinës së Kursk-t do të thoshte se mes Moskës dhe Kievit nuk do të kishte bisedime për paqe.
Çdokush e kupton se nuk do të ketë më negociata derisa armiku të mposhtet plotësisht, shkruajti Medvedev në platformën telegram.
/RTSH/