Lufta në Lindjen e Mesme, Këshilli i Sigurisë në OKB thërret mbledhje urgjente për Iranin

Këshilli i Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka thirrur sot një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar situatën në lidhje me Iranin.
Kjo mbledhje urgjente synon të vlerësojë zhvillimet e fundit dhe të shqyrtojë mënyrat për t’u përballur me sfidat që lidhen me veprimet e Iranit, duke pasur parasysh ndikimin e tyre në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Ndërkohë, Parlamenti i Iranit ka votuar në favor të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, sipas raportimeve të televizionit shtetëror iranian Press TV.
/vizionplus.tv