E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë/ Kievi pa energji dhe pa ujë pas sulmeve me raketa nga forcat ruse

Forcat ruse nisën një sulm me raketa dhe dronë në Kiev gjatë natës. Si pasojë janë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit në disa pjesë të qytetit, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

Klitschko nëpërmjet një reagimi në platforma sociale, sqaroi se sulmi ndodhi në bregun lindor të lumit Dniepër. Gjithashtu nga bombardimet një ndërtesë u godit dhe një person u plagos.

Timur Tkachenko , kreu i komandës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, vuri në dukje se gjithashtu depot ishin dëmtuar dhe se makinat ishin në flakë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›