E Premte, 6 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë, Trump: Jemi pranë një marrëveshjeje të madhe, do të përfshihet edhe Europa

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev.

Sipas Trump së shpejti mund të dalë me një marrëveshje që synon zgjidhjen e luftës ruse në Ukrainë.

"Do të ketë një marrëveshje, do të jetë një marrëveshje e madhe dhe do të ndikojë shumë më tepër sesa vetëm në Ukrainë. Do të jetë një marrëveshje vërtet e rëndësishme, e cila do të shkojë përtej Ukrainës, mund të përfshijë të gjithë Evropën. Do të jetë një marrëveshje e madhe dhe madhështore dhe të gjithë do të jenë të emocionuar për të”, tha Trump.

Po ashtu presidenti amerikan raportohet se i ka kërkuar që presidenti rus Vladimir Putin të "ndalojë sulmet ndaj civilëve ukrainas".

Lajm në përditësim…

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›