E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë, të paktën 11 të vdekur nga një sulm rus në një supermarket në Donetsk

Artileria ruse goditi sot një supermarket në qytetin ukrainas Kostiantynivka, në rajonin e Donetskut, duke vrarë të paktën 11 persona dhe plagosur 37 të tjerë, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.

Në një mesazh në platformën Telegram, ministri i Brendshëm Igor Klimenko ka sqaruar se sulmi ka shkaktuar zjarr në supermarket, i cili është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në objektet e banimit në këtë qytet.

“Ka njerëz nën rrënoja. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’i shpëtuar ata ”, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Tëitter.

Në fotot nga vendi i sulmit, të postuara nga guvernatori i qarkut Vadim Filashkin në platformën Telegram , tregohet tym i zi i dendur që ngrihet nga ndërtesa e dëmtuar.

Forcat e Moskës kontrollojnë zona të mëdha të rajonit të Donetskut. Zonat e saj të kontrolluara nga ukrainasit bombardohen rregullisht nga artileria dhe forcat ajrore ruse./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›