E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lufta rajonale gjithnjë e më afër, Izrael bombardon masivisht Libanin, një viktimë

Lufta rajonale është gjithnjë e më afër në Lindjen e Mesme. Thirrjet e ndërkombëtarëve nuk kanë mjaftuar për të “shuar zjarrin” e ndezur në rajon. Situata raportohet e tensionuar, me përfshirjen e Libanit, i cili gjatë mbrëmjës së të dielës është bombarduar masivisht nga Izraeli.

Mediat libaneze raportojnë se ka pasur sulme ajrore izraelite në dhjetëra vendndodhje në jug dhe lindje të vendit. Agjencia shtetërore e lajmeve NNA thotë se ka pasur më shumë se 80 sulme në distriktin jugor Nabatieh dhe sulme në zona të shumta të Bint Jbeil dhe Marjayoun.

Si pasojë, deri në këto momente raportohet për një viktimë.

Nga ana tjetër, Libani është zotuar për hakmarrje ndaj Izraelit, po ashtu edhe Irani./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›