E Hënë, 2 Nëntor 2026

Luksemburgu i thotë jo anëtarësimit të Ukrainës në BE: Ne kemi rregulla dhe duhet t’i respektojmë ato

I irrituar nga thirrjet e përsëritura të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian, ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka shfaqur rezerva..

“Sapo dëgjova që presidenti Zelensky tha se duhet të bëhet anëtar nga viti i ardhshëm. Më vjen keq. Ia kam thënë shumë here, mos vendos ultimatum. Nuk është në interesin tënd,” deklaroi Bettel.

Ministri theksoi se duhet të respektohen kriteret e Kopenhagës, të cilat zbatohen për të gjithë.

“Ekzistojnë rregulla, kriteret e Kopenhagës, dhe duhet t’i përmbushim. Nuk mund të themi se ka kritere për njërin dhe jo për tjetrin,” tha ai, duke shtuar se “derisa kriteret e Kopenhagës nuk përmbushen, nuk mund të themi: ‘Ju lutem, hyni në familje dhe për ju do t’i mbyllim sytë, për ju do t’i mbyllim veshët, për ju do ta mbyllim gojën’. Jo. Kemi rregulla dhe duhet t’i respektojmë.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›