E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnjë/Shiste heroinë dhe kokainë pranë shkollës së mesme, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është arrestuar në Kolonjë të Lushnjës, pasi u kap me doza heroine dhe kokaine, të dyshuara për shitje, në afërsi të një shkolle të mesme. Policia ka sekuestruar gjithashtu një automjet luksoz tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 mijë euro, që dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i koduar “Kontigjenti” u finalizua pas një hetimi njëmujor, të zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në koordinim me Prokurorinë.

Gjatë kontrollit fizik, 31-vjeçarit me inicialet M. S. (K.), banues në Kolonjë, iu gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kokainë, të ndara dhe të gatshme për shitje.

Sipas policisë, 31-vjeçari është arrestuar edhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›