E Diel, 1 Nëntor 2026

MEKSIKË – Tërmeti 6,5 ballë ndërpret konferencën për shtyp të presidentes Sheinbaum

GUERRERO, 2 janar /ATSH/ – Presidentja Claudia Sheinbaum e ndërpreu me qetësi konferencën e saj për shtyp kur një dridhje me magnitudë 6.5 ballë tronditi sallën dhe aktivizoi sistemin e alarmit për tërmete në vend, shkruan BBC.

Tërmeti tronditi zonën e Guerrero, Meksikë, sot në mëngjes, duke ndërprerë konferencën e parë për shtyp të Sheinbaum për këtë vit.

Disa banorë dolën me vrap në rrugë pasi dëgjuan Sistemin Meksikan të Alarmit Sizmik, i cili u vu në vend pas tërmetit vdekjeprurës të vitit 1985 që vrau të paktën 5 000 njerëz.

Epiqendra ishte pranë qytetit të San Marcos, afër vendpushimit bregdetar të Paqësorit, Acapulco, sipas agjencisë kombëtare sizmologjike të Meksikës.

Nuk u raportuan të lënduar ose dëme të mëdha. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›