E Diel, 1 Nëntor 2026

MEPJ këshillon për kujdes qytetarët shqiptarë në Iran

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshilloi sot qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.

Me anë të një njoftimi për mediet, MEPJ vuri në dispozicion edhe numrat e kontaktit për qytetarët shqiptarë në Iran.

Kështu, për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:

 AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR Email: embassy.doha@mfa.gov.al Tel: +974 77180778  AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT E-mail: embassy.kuwait@mfa.gov.al Tel: +965 94048219  AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE Email: embassy.riyadh@mfa.gov.al Tel: +966501422449  AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE Email: embassy.UAE@mfa.gov.al Tel: +971 50 980 7881  AMBASADA SHQIPTARE NË TURQI Email: embassy.ankara@mfa.gov.al Tel: +90 (549) 561 19 85

Irani ka përjetuar një valë protestash që nga fundi i dhjetorit, kryesisht për shkak të rënies së ndjeshme të vlerës së rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike.

Demonstratat nisën më 28 dhjetor pranë Pazarit të Madh të Teheranit dhe më pas u zgjeruan në disa qytete.

Dje, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani është “në telashe të mëdha” ndërsa protestat po përhapen dhe theksoi se SHBA-ja po i ndjek nga afër zhvillimet dhe paralajmëroi autoritetet të mos përdorin forcë vdekjeprurëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›