METEO – Reshjet rekord të borës në më shumë se 100 vjet paralizojnë Seulin

SEUL, 27 nëntor /ATSH-DPA/- Seuli ka regjistruar reshjet rekord të borës – në më shumë se 100 vjet – ndërsa kryeqyteti i Koresë së Jugut është mbuluar me 16 centimetra borë këtë pasdite, njoftoi sot shërbimi i motit.
Reshjet e borës, më të mëdhatë, që nga fillimi i regjistrimeve më shumë se një shekull më parë, paralizoi trafikun ajror.
Agjencia e lajmeve “Yonhap” raportoi se të paktën 150 fluturime në të gjithë vendin ishin anuluar.
Më shumë se 200 familje në Seul mbetën pa energji elektrike për një kohë të caktuar.
Mediet lokale raportuan se të paktën dy persona kishin vdekur në aksidente trafiku – që i atribuohen kushteve të motit – duke përfshirë një burrë i cili kishte vdekur në provincën veriore të Gyeonggi – pasi garazhi i tij ishte shembur nga pesha e borës.
Presidenti Yoon Suk Yeol udhëzoi Ministrinë e Sigurisë dhe Transportit që të mobilizonte të gjithë stafin në dispozicion për të pastruar borën – me qëllim që të reduktohej rreziku.
Shërbimi i motit parashikoi se reshjet e borës dhe shiut do të vazhdonin deri të enjten pasdite.//a.i/