E Enjte, 5 Nëntor 2026

MOSKË – Forcat ruse interceptojnë dy raketa “Storm Shadow” të prodhimit britanik

MOSKË, 21 nëntor /ATSH-DPA/- Rusia ka interceptuar dy raketa “Storm Shadow” të lëshuara nga Ukraina, tha sot Ministria e Mbrojtjes në Moskë.

Nëse konfirmohet, kjo do të ishte hera e parë që Kievi sulmon me raketa të furnizuara nga Britania e Madhe – që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Kremlinit në shkurt 2022.

“Forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan dy raketa “Storm Shadow” të prodhimit britanik, gjashtë raketa reaktive HIMARS të prodhimit amerikan dhe 67 dronë”, tha ushtria ruse në një deklaratë.

Ministria Ruse e Mbrojtjes nuk dha asnjë informacion për ndikime apo dëmtime.

Moska, kohët e fundit tha se do të merrte në shqyrtim përdorimin e armëve me rreze të gjatë si një përshkallëzim të konfliktit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›