E Diel, 1 Nëntor 2026

MOSKË – Putini largon guvernatorët e Belgorodit dhe Bryanskit në kufirin me Ukrainën

MOSKË, 13 maj /ATSH-ANSA/ – Alexander Shuvaev, zëvendësguvernator i rajonit Irkutsk, është emëruar guvernator në detyrë i rajonit Belgorod, duke zëvendësuar kështu Vyacheslav Gladkov.

Po ashtu Yegor Kovalchuk, kreu i qeverisë pro-ruse të rajonit Lugansk të Ukrainës, i aneksuar nga Federata Ruse në vitin 2022, është emëruar guvernator në detyrë i rajonit Bryansk, duke zëvendësuar Alexander Bogomaz.

Një dekret i nënshkruar nga Putin dhe i publikuar në faqen e internetit të Kremlinit thotë se dorëheqjet e Gladkov dhe Bogomaz pranohen, por nuk jepen arsye.

Putin u takua me të dy guvernatorët në detyrë pasi u njoftuan dorëheqjet e paraardhësve të tyre.

Zgjedhjet për guvernatorët e rajoneve Bryansk dhe Belgorod do të mbahen në të njëjtën ditë votimi për qeveritë rajonale, më 20 shtator.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›