E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ: Mbeshtesim sovranitetin e Gjeorgjise, duhet armepushim

Pas shperthimit te konfliktit te armatosur nq Gjeorgji, ka qene i menjehershem reagimi i diplomacise shqiptare. Ministria e Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise shpreh shqetesimin e saj te thelle mbi ngjarjet e dhunshme ne Osetine e Jugut ne Gjeorgji qe kane sjelle si pasoje viktima te shumta. Duke mbeshtetur integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjise, Mistria e Puneve te Jashtme e Shqiperise i ben thirrje te gjitha paleve te perfshira ne kete konflikt per armepushim te menjehershem dhe te heqin dore nga veprimet e dhunshme ushtarake per te shmangur pershkallezimin e metejshem te situates. Situata eshte acaruar se tepermi, nderkohe qe behet fjale per qindra viktima, dhe nga popullsia civile. Mesohet se dhe trupat ruse, nen argumentin e nderhyrjes paqeruajtese, sipas drejtuesve gjeorgjiane, jane perfshire ne menyre te drejtperdrejte ne luftime, perkrah separatisteve te Osetise se Jugut.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›