MYNIH – Kallas: Evropa nuk po përballet me zhdukjen e qytetërimit të saj

MYNIH, 15 shkurt /ATSH-ANSA/ – Ndryshe nga ajo që mund të thonë disa, Evropa nuk po përjeton zhdukjen e qytetërimit të saj, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas në Konferencën e Mynihut.
”Në të vërtetë, njerëzit ende duan të bashkohen me klubin tonë dhe jo vetëm evropianët e tjerë”, theksoi ajo.
“Shpresoj vetëm që ata që kanë pritur gjatë nuk do të duhet të presin shumë më gjatë. Siç tregojnë sondazhet, ata që janë tashmë anëtarë duan që Unioni të luajë një rol më të fortë në botë, të mbrojë vlerat tona, të kujdeset për njerëzit tanë dhe të çojë përpara njerëzimin”, shtoi ajo.
“Siç tha edhe vetë presidenti Macron në Davos, Evropa ndonjëherë është shumë e ngadaltë dhe ka nevojë për reforma. Por, ne e dimë absolutisht se kush jemi dhe çfarë përfaqësojmë”, deklaroi Kallas./ a.jor.