E Diel, 1 Nëntor 2026

MYNIH – Merz dhe Rubio diskutojnë luftën në Ukrainë

MYNIH, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz diskutuan sot përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

”Rubio vlerësoi mbështetjen e fortë të Gjermanisë për Ukrainën”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, duke shtuar se bisedimet përfshinë edhe koordinimin e përpjekjeve për rindërtimin.

Burime të qeverisë gjermane thanë se diskutimi u përqendrua te situata në Ukrainë, gjendja e negociatave me Rusinë dhe mbështetja e mëtejshme për Kievin, veçanërisht në aspektin ushtarak.

Në takim u trajtua edhe roli i Evropës brenda NATO-s.

Sipas palës amerikane, Rubio mirëpriti gjithashtu hapat e Gjermanisë për forcimin e aleancës.

Dy zyrtarët diskutuan më tej situatën në Lindjen e Mesme, veçanërisht lidhur me Iranin.

Përpara një udhëtimi në Kinë, Merz e përdori takimin edhe për të biseduar me Rubion mbi zhvillimet në Azinë Lindore dhe politikën tregtare, sipas burimeve gjermane.

Fjala e Rubios në konferencë, e planifikuar për mëngjesin e së shtunës, konsiderohet si më e pritura e aktivitetit treditor./ /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›