Macron feston fitoren e PSG-së: Një yll i ri shkëlqen mbi Parisin

“Një yll i ri shkëlqen mbi Parisin”, shkroi Presidenti francez Emmanuel Macron menjëherë pas penalltisë vendimtare që i siguroi Paris Saint-Germain titullin e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit. “Bravo, PSG”, shkroi Macron, “që po e bën të gjithë Evropën të ëndërrojë. Franca është krenare”.
Ndërkohë, në Paris ka shpërthyer menjëherë festa pas suksesit të dytë radhazi të skuadrës së tyre në kompeticionin më të rëndësishëm europian në rang klubesh.
Mijëra të rinj që ishin në rrugë dhe sheshe që nga pasditja, duke parë ndeshjen lëshuan një ulërimë gëzimi, shoqëruar nga fishekzjarre të panumërta. Festa vazhdon…