E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Macron letër urimi presidentes së Kosovës Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një letër urimi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës. Në mesazhin e tij, Macron i ka përcjellë urimet më të përzemërta presidentes së re, duke shprehur shpresën se zgjedhja e saj do të ndihmojë në rifillimin e përparimit në çështjet që lidhen me perspektivën evropiane të Kosovës.

Kreu i shtetit francez ka kujtuar edhe takimin me kryeministrin Albin Kurti në Paris, në muajin mars të këtij viti, duke vënë në pah partneritetin historik mes Francës dhe Kosovës . Macron ka përmendur gjithashtu vizitën e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik, e cila, sipas tij, krijoi mundësinë për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja mes dy vendeve.

Një vëmendje të veçantë në letrën e tij presidenti francez i ka kushtuar edhe dialogut Kosovë-Serbi, duke theksuar rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në këtë drejtim, Macron ka riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si rrugën për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›