E Martë, 3 Nëntor 2026

Macron uron Ramën për fitoren e 11 majit: Franca, gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar Kryeministrin Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Macron thekson se, Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

“Urime Edi Rama, mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”, shkruan Macron në gjuhën shqipe në një postim në platformën X.

“Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë”, thekson Macron.

Më herët kryeministrin Rama e ka uruar edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković si dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. /j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›