E Enjte, 5 Nëntor 2026

Magazina me kanabis në Korçë, gratë paketonin, burrat e shisnin

Disa persona nga fshati Voskop janë shoqëruar ditën e sotme nga policia e Korçës, pasi dyshohen se kanë magazinuar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike kanabis, në këtë fshat.

Sipas burimeve të siguruara deri tani kemi të bëjmë me shoqërimin e 6 personave, përfshirë edhe 3 gra. Burimi nga policia bëjnë me dije se gratë shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike e cila magazinohej në sasi të vogla dhe shitej në 6 qytetet e qarkut të Korçës.

Momentalisht forcat blu të Korçës po bëjnë peshimin e sasisë së sekuestruar.

Ndërkohë një shtetas nga Berati është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›