E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina del nga rruga në Korçë dhe përplaset me murin

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Porodinë, në Korçë. Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke shkaktuar dëme materiale.

Drejtuesi i mjetit është transportuar menjëherë në spital dhe, sipas burimeve mjekësore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›