E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina përfundon në përrua, fatmirësisht nga aksidenti nuk ka viktima

Një  aksident ka ndodhur sot në mesditë në  Ballsh, ku një makinë ka dalë nga rruga e ka përfunduar në përrua.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur viktima. Mësohet se personat që udhëtonin me makinën ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat po hetojnë për rrethanat e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia e lartë.

Makina përfundon në përrua, fatmirësisht nga aksidenti nuk ka viktima./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›