Makina përlas kalimtarin në Shkodër, humb jetën 76-vjeçari, policia shoqëron drejtuesen e mjetit

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, me pasojë vdekjen e një 76-vjeçari.
Drejtuesja e automjetit Zana Kola dyshohet se humbi kontrollin dhe për pasojë përplasi 76-vjeçarin Gjovalin Nikolli, i cili po kalonte në rrugë.
Nikolli humbi jetën në vendngjarje.
Ndërkohë policia shoqëroi në komisariat drejtuesen e mjetit që shkaktoi aksidentin.
/vizionplus.tv