E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina përmbyset në kanal, tre të plagosur në Levan-Mifol

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Levan–Mifol, në vendin e quajtur Ferras.

Sipas informacioneve, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor. Si pasojë, tre persona janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›