E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina përplaset me motorin në Korçë, një i lënduar

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në bulevardin “Fan Noli” në afërsi të spitalit të qytetit të Korçës.

Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motoçikletë.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti por dyshohet se njëri nga mjetet e përshira në aksident nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›