E Diel, 1 Nëntor 2026

Makinat përplasen “kokë më kokë” në rrugën e Arbrit, plagosen dy drejtuesit

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në segmentin e rrugës së Arbrit, në fshatin Gjoricë të Bulqizës.

Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, ku si pasojë janë lënduar dy shoferët. Ata janë dërguar për ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›