Makron paralajmëron Europën se po “fryjnë erëra të këqija” nga ekstremi i djathtë

Presidenti francez, Emanual Makron (o. Emmanuel Macron), ka paralajmëruar se në politikën europiane “po fryn një erë e keqe” dhe po rriten forcat e ekstremit të djathtë.
Gjatë një vizite në Gjermani në qytetin e Dresdenit, ku vizitoi Katedralen e restauruar pas bombardimit në Luftërat Botërore, presidenti Makron tha se ka një lloj “magjepseje pas regjimeve autoritare”. Këtu, kritikat e tij iu drejtuan qeverisë së kryeministrit hungarez, Viktor Orban.
“Kudo nëpër demokracitë tona këto ide lulëzojnë dhe shkojnë drejt ekstremit, sidomos nga e djathta ekstreme,” u shpreh z. Makron. “Në Europë po fryn një erë e keqe, ndaj duhet të zgjohemi,” tha presidenti para katedrales.
Pas dy javësh Bashkimi Europian shkon në zgjedhje dhe sondazhet tregojnë se partia centriste e presidentit Makron renditet pas së djathtës ekstreme në Francë.
Edhe në Gjermani, partitë në koalicion me kancelarin Olaf Sholc (o. Scholz) janë parashikuar të marrin më pak vota sesa Alternativa Gjermane (AfD), pavarësisht skandaleve që kanë prekur partinë e ashpër kundër emigracionit ilegal.
“Europa nuk është veç një vend me rregulla të përbashkëta, por me një grup vlerash,” tha z. Makron. /AFP
/rtsh.al/