E Hënë, 2 Nëntor 2026

‘Makthi’ i famës! Momenti i errët i Brigitte Bardot: Më shpëtoi një mrekulli

Brigitte Bardot mendon se është një “mrekulli” që nuk vdiq pas disa përpjekjeve për t’i marrë jetën vetes.

91-vjeçarja bën rrëfimin tronditës në një dokumentar të publikuar së fundmi, “Bardot.”

Sipas The Sunday Times, ajo tregon se është përballur me depresionin përgjatë gjithë jetës, edhe në pikun e famës dhe u përpoq të vetëvritej.

“Isha duke u vetëvrarë dhe u shpëtova nga një mrekulli”, shprehet ajo, por nuk e përcakton cila ishte kjo mrekulli.

Aktorja shton se lufton ende me depresionin. “Zgjohem çdo mëngjes dhe jam e trishtuar.”

Ylli i kinemasë ka gjetur ngushëllim te kafshët dhe aktivizmi për to.

“S’më intereson nëse njerëzit më kujtojnë. Ajo që do të doja vërtet është që njerëzit të kujtojnë respektin që u detyrohemi kafshëve. Sa më shumë përparoj në jetë, aq më shumë u trembem njerëzve. Jam më shumë kafshë sesa njeri.”

Dokumentari për jetën e saj vjen vetëm pak kohë pasi Bardot u shtrua në spital për arsye të panjohura dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në korrik të vitit 2023 ajo u dërgua në spital me probleme në frymëmarrjeje.

Bardot ishte një yll ndërkombëtar në vitet ’50-60. Ajo u tërhoq nga skena në 1973 pak para se të mbushte 40 vjeçe sepse e përçmonte famën, të cilën e quante “makth.”

Nga ai moment, i është përkushtuar mbrojtjes së kafshëve, por është kthyer edhe në një personazh kontraversial për shkak të pikëpamjeve ekstreme politike. Ajo është dënuar edhe për komente islamofobike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›