E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj Socialistet mos te votojne kamikazet e Rames

Në një intervistë për ABCnews, Arben Malaj i bën thirrje të gjithë elektoratit të majtë që ta shpërndajë votën brenda koalicionit opozitar. Sipas tij, kjo do të garante rotacionin politik nga një anë, dhe nga ana tjetër do shmangte rrezikun e një krize politike nga ata që I cilësoi kamikazët e Ramës.
Kandidatët e Ramës i quan kamikazë krizash. Për këtë, Arben Malaj fton socialistët që ta shpërndajnë votën tek anëtarët e tjerë të koalicionit të majtë.
E sheh si pozitive mbështetjen që ka marrë deri tani me kandidimin si I pavarur në Vlorë, ndonëse nuk pretendon nga ish-kolegët që këtë ta shfaqin publikisht.

Malaj nuk harron pa falënderuar ata që I qëndruan pranë pas largimit nga PS dhe thekson se për të thelbësore është zhvillimi I një fushate elektorale pozitive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›