E Diel, 1 Nëntor 2026

Manaj i jep fitoren Sivassporit në transfertë

TIRANË, 1 mars /ATSH/ Sulmuesi kuqezi Rey Manaj ka shënuar sot golin e radhës në Ligën e Parë turke me fanellën e Sivassporit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka qenë vendimtar me golin e shënuar në minutën e 48-të në sfidën që skuadra e tij fitoi 1-0 në transfertë kundër Serik Spor, duke shënuar golin që vendosi fatin e ndeshjes. Sulmuesi i Kombëtares shënoi pas pasimit perfekt që mori në zonën kundërshtare.

29-vjeçari shqiptar është kthyer menjëherë protagonist te skuadra turke e Sivasspor, ku u rikthye gjatë merkatos së dimrit.

Manaj ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje që ka luajtur në kampionat me fanellën e Sivassporit në Ligën e Parë turke, si dhe ka dhënë një asist.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›