E Enjte, 5 Nëntor 2026

Manaj rikthehet me gol nga dëmtimi, shënon në Turqi

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Rey Manaj është rikthyer me gol nga dëmtimi, që e la jashtë grumbullimit të Kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, në muajin tetor.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonist për Sivasspor, në ndeshjen e Superligës turke ndaj Hatayspor.

Në minutën e 43-të, Manaj shënoi gol, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, para se miqtë të barazonin shifrat pak sekonda para fundit të pjesës së parë.

Sulmuesi shqiptar shfrytëzoi një krosim nga goditja e këndit dhe me kokë e ndali topin në rrjetë.

Ky është goli i dytë për Manajn këtë sezon në Turqi dhe duket se po rikthehet në formën e një viti më parë, kur rivalizoi me emra si Dzeko dhe Icardi për “Këpucën e Artë”.

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›