E Martë, 3 Nëntor 2026

Manastirliu: Përfundon rikonstruksioni i shkollës “Meleq Gosnishti” në Përmet

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Meleq Gosnishti” në Përmet është transformuar, pas rikonstruksionit të kryer nga një investim i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë, e cila pritet të hapë së shpejti dyert për nxënësit dhe mësuesit.

“Shkolla e re “Meleq Gosnishti” është transformuar tërësisht dhe së shpejti do të hapë dyert për nxënësit e saj, me ambiente moderne dhe kushte dinjitoze për të mësuar”, theksoi Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se “ky investim është një tjetër hap përpara për arsim cilësor në çdo cep të Shqipërisë”.

Kjo shkollë, e ndodhur në një zonat më piktoreske të qytetit, do të jetë edhe një qendër komunitare, e cila mund të përdoret për aktivitete të ndryshme pas orarit mësimor.

Me buxhetin e vitit 2025 do të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa/laboratorë, ku do të përfitojnë rreth 20 000 -25 000 nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.

1 nga 7

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›