E Martë, 3 Nëntor 2026

Manastirliu: Shkolla verore pilot në 10 shkolla në Tiranë, Kamzë dhe Durrës

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Një model i ri i shkollave verore do të pilotohet duke filluar nga data 16 qershor në 10 shkolla në Tiranë, Kamzë dhe Durrës.

Lajmin e bëri të ditur dy ditë më parë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila publikoi sot edhe programin dhe oraret e shkollës verore.

Manastirliu shprehu bindjen se kjo është një përvojë ndryshe, një mundësi e re për nxënësit për të mësuar, krijuar dhe për t’u argëtuar.

Shkolla verore nis më 16 qershor për nxënësit e klasave I-V për një periudhë dyjavore.

Këtë vit shkolla verore pilotohet për herë të parë për 1 mijë nxënës, të cilët do të përfitojnë nga shërbimet dhe programet e larmishme që do të ofrohen në këto shkolla.

Shkollat ku do të pilotohet ky program janë: “Emin Duraku”, “Kosova”, “Lasgush Poradeci”, “Avni Rustemi”, “Andrea Stefani”, “Kiço Blushi”, “Qazim Turdiu”, “Klodian Tanushi” në Tiranë, “Halit Çoka” në Kamëz dhe “Eftali Koçi” në Durrës.

/j.p/

/m.m/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›