E Hënë, 2 Nëntor 2026

Manastirliu në UNESCO: Shqipëria po ndërton një sistem arsimor të avancuar

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori pjesë në eventin “Digital Learning Week 2025” që po zhvillohet në selinë e UNESCO-s në Paris. 

Gjatë tryezës së ministrave, në kuadër të këtij eventi, Manastirliu prezantoi avancimet që Shqipëria ka bërë, përfshirë laboratorët inteligjentë në shkolla, futjen e kodimit që nga klasa e parë, përmirësimin e kurrikulës së ICT dhe integrimin për herë të parë të nocioneve të inteligjencës artificiale, si dhe programet e trajnimit për mësuesit. 

Në fjalën e saj, ajo theksoi progresin e Shqipërisë në integrimin e teknologjisë dhe IA-së brenda sistemit arsimor. 

“Me këto hapa konkretë, Shqipëria po ecën krah për krah me vendet e tjera për të ndërtuar një të ardhme arsimore më të avancuar dhe të barabartë për të gjithë”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.”

Gjithashtu ajo vuri gjithashtu në dukje rëndësinë e Agjendës Digjitale për Arsimin 2030, e cila synon krijimin e një sistemi ku çdo nxënës zotëron aftësi digjitale dhe çdo mësues është i pajisur me metoda bashkëkohore mësimdhënieje. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›