Manchester United vazhdon serinë: Sesko i jep fitoren me një gol ndaj Everton

LIVERPOOL, 23 shkurt, ATSH/ Manchester United vijon formën e jashtëzakonshme, teksa një gol i vetëm i Benjamin Sesko-s në pjesën e dytë mjaftoi për t’i dhënë fitoren 1-0 ndaj Evertonit në Hill Dickinson Stadium, këtë të hënë.
Sulmuesi slloven vendosi sfidën me një finalizim vendimtar, duke konfirmuar momentin e tij pozitiv dhe duke ndihmuar “djajtë e kuq” të mbajnë ritmin e fitoreve në këtë fazë të sezonit.
Evertoni kërkoi reagim në minutat e fundit, por Manchester United administroi lojën dhe doli me tri pikët, duke shtuar presionin në garën për kreun.