E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandati i Dumanit drejt përfundimit, KLP hap garën për kreun e ri të SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën me dije se ditën e mërkurë, 17 shtator 2025, do të hapë garën për kreun e ri të SPAK, pasi mandati i Altin Dumanit është drejt përfundimit.

Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK në dhjetor të vitit 2022. Mandati i tij  3-vjeçar përfundon më 16 dhjetor.

Njoftimi i plotë:

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;
    2. Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;
    3. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;
    4. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;
    5. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.
    Të tjera (pyetje/diskutime)

Sektori i TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës bën publikimin e kësaj axhende në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›